Lajmi i hidhur për sportin shqiptar

Basketboll

Lajmi i hidhur për sportin shqiptar

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 14:31
Lajmi i hidhur për sportin shqiptar

Një lajm i hidhur për komunitetin e basketbollit, pasi ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare gjyqtari i shquar Faruk Rizvanolli.

Ai ishte ndër më të vlerësuarit e gjyqtarëve në vitet ’60, ’70, ’80, kohë në të cilën basketbolli ynë pati një zhvillim të vrullshëm dhe ndeshjet ndiqeshin nga mijëra shikues në pallatet e sportit.

Rizvanolli dallohej për aftësitë profesionale dhe ndershmërinë e lartë në gjykim.

FSHB dhe gazeta i shprehin ngushëllimet më të përzemërta familjes për këtë humbje të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat