Basketboll, java e Superkupës

Basketboll

Basketboll, java e Superkupës

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 14:16
Foto Ilustrim

Pritja mori fund. Tetë skuadrat e Superligës do të jenë në aksion. Tetë skuadra në katër qytete do të luftojnë për trofeun e Superkupës. Ndërkohë, të dielën në Pejë është finalja Bashkimi-Kosovahome Prishtina, dy skuadrat më të mira në konkurrencën e femrave.

Takimet e para çerekfinale zhvillohen më 21 tetor në Gjakovë, ku do të përballen Rahoveci-Trepça dhe Sigal Prishtina-Vëllaznimi dhe fituesit do të luajnë në gjysmëfinale.

Më 22 tetor do të takohen Golden Eagle Ylli-Ponte Prizreni dhe Peja-Bashkimi. Këto takime zhvillohen në Prizren dhe fituesit do të përballen në gjysmëfinale.

Ndërkohë, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 23 tetor në Suharekë.

Peja është qyteti mikpritës i finaleve. Fillimisht nga ora 14:00 do të ndeshen Bashkimi-Kosovahome Prishtina në finalen e femrave, derisa nga ora 17:00 do të zhvillohet finalja në konkurrencën e meshkujve.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në ArtMotion.

Në palestër duhet të jenë maksimumi 50 persona nga të dyja skuadrat dhe zyrtarët tjerë.

Të gjitha klubet janë të obliguara të respektojnë Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit, që i është dërguar klubeve dhe ndodhet edhe në uebsajtin zyrtar të FBK-së.

Orari

17:00 Rahoveci – Trepça

19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni

19:30 Peja – Bashkimi

Gjysmëfinalja I: 17:00 Fituesi i Grupit A-B

Gjysmëfinalja II: 19:30 Fituesi i Grupit C-D

Finalja Femrat: 14:00 Bashkimi – Kosovahome Prishtina

Finalja Meshkujt ora 17:00

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat