Shkëlqimi i basketbollistëve në arenën ndërkombëtare po vazhdon.
Edon Maxhuni është zgjedhur në 5-shën më të mirë të Ligës Baltike.
Në dy takime të zhvilluara në këtë garë, Maxhuni tek skuadra Pärnu ka pasur paraqitje fantastike me mesatare prej 21 pikëve, 7 asistimeve e 2 kërcimeve.
Basketbollisti nga Kosova se fundi është transferuar te ekipi estonez, Parnu – teksa më parë ka qenë pjesë e Gran Canaria B, Long Beach State (kolegj) e Marsky.