LeBron James kundër fillimit të sezonit në dhjetor

Basketboll

LeBron James kundër fillimit të sezonit në dhjetor

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:06
LeBron James

LeBron James është në mesin e lojtarëve që nuk është gati për të nisur sezonin në dhjetor.

Ylli i NBA, LeBron James, ka shpenzuar shumë energji gjatë sezonit të kaluar, duke drejtuar skuadrën e Lakers drejt titullit të kampionit.

Fillimi i sezonit të ri, i cili planifikohet për datën 22 dhjetor, mund ta gjej ‘Mbretin’ pa pushimin e nevojitur.

Sipas raportimeve nga SHBA, LeBron nuk do të zbres në parket nëse sezoni fillon në dhjetor.

Nëse sezoni fillon në dhjetor, atëherë do të luhen 70 deri në 72 ndeshje.

Unioni i lojtarëve po insiston që sezoni të fillojë në mesin e shkurtit, dhe në atë version do të luheshin vetëm 50 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat