Lejojnë lojtarët të luajnë në “Tokyo 2020”

Basketboll

Lejojnë lojtarët të luajnë në “Tokyo 2020”

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 12:52
Lejojnë lojtarët të luajnë në “Tokio 2020”

Pas shumë ditë diskutimesh sot ka ardhur edhe zyrtarizimi. Lojtarët e NBA-së mund të jenë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, që në fakt do të zhvillohen verën e vitit 2021.

Olimpiada e planifikuar këtë vit u shty për verën e ardhshme për shkak të pandemisë Covid-19 dhe do të nisë më 23 korrik 2021.

Lajmin e konfirmoi presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach. “Pronarët e skuadrave të NBA-së gjetën një marrëveshje me Shoqatën e Lojtarëve për të zhvilluar një sezon të reduktuar ndeshjesh (2020-2021), duke nisur nga data 22 dhjetor. Kjo do t’u japë mundësi lojtarëve më të mirë në botë në jenë në Olimpiadë”, tha Bach.

“Kjo është ajo që duan lojtarët, që dëshirojmë edhe ne si lëvizje olimpike. Një lajm i jashtëzakonshëm”, tha më tej Bach. Sezoni i ri 2020-2021 i NBA-së do të ketë 72 ndeshje gjatë “sezonit të rregullt” dhe faza play off pritet të nisë në maj 2021, për t’u mbyllur brenda 15 korrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat