Këta janë pesë lojtarët e infektuar me COVID-19 tek skuadra e Pejës

Basketboll

Këta janë pesë lojtarët e infektuar me COVID-19 tek skuadra e Pejës

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 20:00
Peja

Pesë lojtarë të klubit basketbollistik, Peja, doktori i klubit dhe trajneri i klubit të madh kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

KB Peja para pak orësh ka njoftuar se pesë lojtarë të klubit të tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, me ç’rast FBK ka vendosur që dy xhirot e radhës të Prince Caffe Superligës së Kosovës të shtyhen për më vonë.

Media mësojnë se Dardan Berisha, Amel Kuljuhovic, Robert Cartwright, Albin Berisha dhe Valtrim Kastrati janë lojtarët e infektuar me COVID-19 tek KB Peja, ndërkohë janë infektuar edhe doktori, Mazllom Jevriqi dhe trajneri Edi Dzelalija.

Ndërkohë, basketbollistët e kombëtares së Kosovës janë izoluar dhe do të rrinë të bashkuar para ndeshjes me Sllovakinë në Bratislavë.

Basketbollistët e Kosovës janë testuar sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, derisa rezultatet do të dalin nesër.

Megjithatë, media raporton se Dardan Berisha është i prekur me COVID-19 dhe tashmë mbetet të shihet nëse do të testojë negativ para ndeshjes së ardhshme.

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të luajë në Bratisllavë ndaj Sllovakisë me 26 nëntor, në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat