Kastrati në formë në prag të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës

Basketboll

Kastrati në formë në prag të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 11:31
Kastrati në formë në prag të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës

Kastrati në formë në prag të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës!

Erjon Kastrati vazhdon me paraqitje të mira në Ligën Aba.

Basketbollisti i Kosovës ishte më i dalluari për skuadrën e tij, Koper Primorka, që pësoi humbje nga Mornari me rezultat 87:66.

Kastrati luajti 39 minuta në këtë ndeshje dhe e mbylli ndeshjen me 20 pikë, tri kërcime dhe tri asistime, duke vazhduar me formë të mirë në këtë ligë. Primorska ndodhet në vendin e fundit me shtatë humbje nga shtatë ndeshje.

Erjoni është njëri nga lojtarët më të dalluar të Kosovës dhe forma e tij jep shpresë, edhe për Përfaqësuesen e Kosovës që në fund të nëntorit do të ballafaqohet me Sllovakinë dhe Islandën, në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat