Ish-trajneri i kombëtares shtrohet në spital

Basketboll

Ish-trajneri i kombëtares shtrohet në spital

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 12:54
ish-trajneri i kombëtares shtrohet në spital

Situatë kaotike në Shqipëri për sa i përket të prekurve. Këtij virusi që po bën kërdinë në mbarë botën, nuk i kanë shpëtuar as aktorët e sportit.

Një ndër pacientët e shumtë të shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” është edhe ish-trajneri i kombëtares së basketbollit për meshkuj Roland Avrami.

Ai gjithashtu ka mbajtur edhe edhe postin e trajnerit të Tiranës në basketboll. Për fat të mirë, gjendja e profesorit të njohur shfaqet e qëndrueshme dhe ditët e fundit ka pasur përmirësim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat