Refuzon

Basketboll

Refuzon

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 12:25
James Harden

Basketbollisti James Harden kërkon të largohet nga skuadra e  Houston Rockets dhe këtë gjë ia ka bërë të qartë klubit.

Ai ka refuzuar rinovimin me Houstonin, që i kishte ofruar një kontratë të majme: 103 milionë dollarë për dy vite.

Pra, James Harden ka refuzuar më shumë se 50 milionë dollarë në sezon për dy vitet në vijim. Nëse do të pranonte këtë ofertë, ai do të bëhej basketbollisti i parë në historinë e NBA-së që do të fitonte kaq shumë në një sezon.

“Mjekra” mendon se nuk ka asnjë shans të fitojë titullin te Houston, ndaj ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe synon të shkojë te skuadra e Brooklyn Nets.

Lojtari synon të bashkohet sërish me Kevin Durant, por Houston kërkon shumë para për këtë transferim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat