Kosovahome Prishtina u kthehet fitoreve, Kastrioti pa fitore

Basketboll

Kosovahome Prishtina u kthehet fitoreve, Kastrioti pa fitore

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 21:33
Kosovahome Prishtina u kthehet fitoreve, Kastrioti pa fitore

Pas dy humbjeve nga Bashkimi dhe Vëllaznimi, Kosovahome Prishtina ka mundur Kastriotin në udhëtim me rezultat 70:103 (27:21, 23:25, 7:31, 13:26), në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Femrave.

Kastrioti e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 27:21, derisa lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë që përfundoi 23:25, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 50:46.

Dallimi i madh u bë në periodën e tretë, 7:31, ku skuadra mysafiroi dominoi në mbrojtje dhe në sulm, kurse rezultate në semafor pas 30 minutash ishte 57:77. Edhe në 10 minutat e fundit, vashat prishtinase ishin më të mira për të fituar 13:26, për të triumfuar në fund me rezultat 70:103.

Agnesa Rrahmani ishte më e dalluara te Kastrioti me 40 pikë, kurse te Kosovahome Prishtina më të mirat në parket ishin Enisa Kamerolli me 33 pikë e 12 asistime, Era Shatri me 29 pikë e 11 kërcime dhe Besjana Martinaj me 23 pikë.

Kastrioti nuk ka shënuar asnjë fitore në këtë edicion, duke pësuar pesë humbje, kurse Kosovahome Prishtina ka dy fitore dhe dy humbje.

Në këtë xhiro, Bashkimi ka mundur Vëllaznimin 99:66 dhe Penza mundi Trepçën 57:43.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat