Ndeshja kryesore Vëllaznimi - Prishtina

Basketboll

Ndeshja kryesore Vëllaznimi - Prishtina

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 13:18
Ndeshja kryesore Vëllaznimi - Prishtina

Të shtunën do të zhvillohet xhiroja e shtatë në Superligën e Femrave.

Ndeshja kryesore padyshim do të jetë mes Vëllaznimit dhe Kosovahome Prishtinës. Skuadra kuqezi në rrethin e parë kishte arritur të triumfonte në kryeqytet 67:80.

Vashat nga Gjakova kanë befasuar në këtë kampionat, duke pasur pesë fitore dhe vetëm një humbje nga Bashkimi, kurse skuadra prishtinase ka tri fitore dhe dy humbje, kurse së fundi është përforcuar me qendrën Aulona Muhadri.

Bashkimi, që është e vetmja skuadër pa humbje, me gjashtë fitore radhazi, do të përballet me Trepçën, që ka një fitore dhe pesë humbje. Skuadra prizrenase është favorite për të regjistruar edhe fitoren e shtatë në këtë edicion.

Takimi tjetër i kësaj xhiro është ndërmjet Kastriotit dhe Penzës. Skuadra ferizajase ka gjashtë humbje në gjashtë, duke qenë e vetmja në elitë pa fitore, derisa vashat pejane kanë dy fitore dhe tri humbje.

Superliga e Femrave - Java 7

E shtunë

11:00 Kastrioti - Penza

13:00 Vëllaznimi - Kosovahome Prishtina

15:00 Bashkimi - Trepça

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat