Kombëtarja kroate shkatërron Turqinë 

Basketboll

Kombëtarja kroate shkatërron Turqinë 

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:27
Kombëtarja kroate shkatërron Turqinë 

Kroacia ka shënuar fitore me rezultat të thellë 79:62 (24:7, 21:17, 12:19, 22:19)  kundër Turqisë, në kuadër të grupit D të kualifikueseve për Eurobasket 2022. 

Me këtë fitore, Kroacia është në krye të grupit me tre fitore dhe një hap më pranë për të siguruar një vend në turneun përfundimtar të EuroBasket 2022. 

Në vendin e dytë është Holanda me një performancë 2 fitore e 1 humbje. Suedia është e treta me 1 fitore e 2 humbje dhe Turqia e fundit me tri humbje rresht. 

Kroacia ka treguar lojë shumë të mirë dhe në radhët e saja më efikasi është Miro Bilan me 30 pikë dhe 12 kërcime, Zhelko Shakiç me 17 pikë, pesë kërcime dhe dy bllokada, që e ndihmuan ekipin për fitoren e thellë.

Ndër më të mirët të turqit, është Melih Mahmutoglu me 14 pikë dhe Shane Larkin me 12 pikë dhe pesë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat