Drita - Vushtrria, ndeshja kryesore në Ligën e Parë të Femrave

Basketboll

Drita - Vushtrria, ndeshja kryesore në Ligën e Parë të Femrave

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:50
Drita - Vushtrria, ndeshja kryesore në Ligën e Parë të Femrave

Të premten dhe të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së gjashtë në Ligën e Parë të Femrave.

Dueli i parë do të zhvillohet ndërmjet United Basketball dhe Istogut. United Basketball është në vendin e parë me katër fitore dhe një humbje, derisa skuadra istogase numëron katër humbje në katër ndeshje.

Sfida tjetër e ditës së premte është në mes Sferës dhe Junior 06. Sfera ka një fitore dhe tri humbje, kurse Junior 06 ka rezultate të kundërta, me tri fitore dhe një humbje.

AA Kerasan Prishtina, që ka tri fitore dhe një humbje do të përballet me Kaçanikun, që ka katër humbje në katër ndeshje të zhvilluara.

Ndeshja kryesore e kësaj jave është ndërmjet Dritës dhe Vushtrrisë. Skuadra gjilanase ka tri fitore dhe një humbje, kurse ajo vushtrriase tri fitore dhe dy humbje, andaj pritet një ndeshje shumë interesante mes këtyre dy skuadrave.

Liga e Parë e Femrave - Java 6

E premte

15:00 United Basketball - Istogu

16:30 Sfera - Junior 06

E shtunë

12:00 AA Kerasan Prishtina - Kaçaniku

15:00 Drita - Vushtrria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat