Përballje interesante në fundjavë në Superligën e Kosovës

Basketboll

Përballje interesante në fundjavë në Superligën e Kosovës

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:48
Përballje interesante në fundjavë në Superligën e Kosovës

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 11-të në Prince Superligën e Kosovës në basketboll, ku do të ketë disa ndeshje shumë interesante.

Trepça, që së fundi ka bërë ndryshime në shtabin teknik dhe te lojtarët e huaj do të ballafaqohet me Vëllaznimin. Mitrovicasit kanë dy fitore dhe tetë humbje, kurse kuqezinjtë tri fitore dhe shtatë humbje, andaj pritet një ndeshje interesante.

Takim shumë interesant pritet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Therandasit kanë pesë fitore dhe pesë humbje, kurse prishtinasit tri fitore dhe shtatë humbje.

Dy rivalët e vjetër, Bashkimi dhe Peja ballafaqohen të dielën. Prizrenasit janë në formë në ndeshjet e fundit, kurse pejanët kanë pësuar dy humbje në dy duelet e fundit. Portokallezinjtë kanë pesë fitore dhe pesë humbje, kurse verdhezinjtë shtatë fitore dhe tri humbje.

Takimi më interesant është ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, dy skuadra që janë në një seri të fitoreve, pesë, përkatësisht gjashtë radhazi. Prizrenasit kanë shtatë fitore dhe tri humbje, kurse Vreshtarët tetë fitore dhe dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat