KB Rahoveci: Djelmoshat meritojnë lëvdata të panumërta 

Basketboll

KB Rahoveci: Djelmoshat meritojnë lëvdata të panumërta 

Më: 20 janar 2021 Në ora: 19:34
KB Rahoveci: Djelmoshat meritojnë lëvdata të panumërta 

Lideri i elitës së basketbollit të Kosovës, Rahoveci (meshkuj), pëson humbje me rezultat 90:85 nga Peja, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.   

“Kryesuesit mposhten, por s'lëvizin vendi. 

Përkundër humbjes, qëndrojmë kokëlartë në krye të renditjes tabelare

Gjithsesi, djelmoshat meritojnë lëvdata të panumërta, për atë që treguan në parket”, shkruan në faqen e KB Rahoveci.

Rahovecianët kryesojnë me 28 pikë pas javës së 16-të, duke lënë pas Pejën dhe Ponten Prizrenin me nga 27.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat