Në vitin 1980, Blerim Vuniqi apo Ferit Zekolli, cili ka shënuar më së shumti pikë për Prishtinën kundër Iskrës?

Basketboll

Në vitin 1980, Blerim Vuniqi apo Ferit Zekolli, cili ka shënuar më së shumti pikë për Prishtinën kundër Iskrës?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:10
Pamje nga një ndeshje e Prishtinës, Blerim Vuniqi në veprim

Me 6 janar të vitit 1980, në palestrën e sportit ’25 maj’ (sot “1 Tetori”) në Prishtinë, siç quhej në atëkohë të ish Jugosllavisë, Prishtina u ballafaqua me ekipin Iskra Kumanova, në kuadër të javës së tetë të Ligës së Dytë Qendrore të ish Jugosllavisë! 

Në atëkohë, Prishtina e kishte një përbërje të jashtëzakonshme, me Ferit Zekollin, Blerim Vuniqin, Ibrahim Karabegun, Jusuf Nushin etj.  

Prishtina triumfoi me rezultat 96:87 apo ishte fitorja e katërt nga 8 ndeshjet e luajtura deri me 6 janar të vitit 1980.

Image

Formacionet

E veçanta ishte, se në palestër u tubuan mbi 1000 shikues dhe i dhanë zemër djelmoshave në atëkohë për këtë fitore të madhe. 

Image

Tabela

Blerim Vuniqi ishte ndër më të mirët, duke shënuar 24 pikë, ndërsa Ferit Zekolli 22, ndërsa gorani Zufer Avdia realizoi 30 pikë! Dyshja Vuniqi – Zekolli, treguan angazhim të madh.

Image

Blerim Vuniqi

Ishin dyshja më e mirë e asaj kohe (në fund të viteve të 70-ta dhe të 80-ta) apo lokomotivë e Prishtinës (një kohë Elektrokosova).

Image

Ferit Zekolli

Emra që edhe sot përmenden për lojërat brilante të tyre në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, që ishin edhe më efikasit.  

Prishtina - Iskra Kumanova 96:87 (46:39)

Palestra e sportit "25 maj", sot quhet "1 Tetori" në Prishtinë.
Shikues: 1000.
Gjyqtarë: Janiçijeviq i Kragujevcit dhe Mitroviq i Smederevska Pallankës.  

Prishtina: Nushi 10, Tomasheviq, Krasniqi 2, Markoviq 2, Milloshev, Vuniqi 24, Neshiq, Spahiu, Zekolli 22, Karabegu, Mulliqi 6 dhe Avdia 30.

Iskra Kumanova: Antiq 22, Rodoroviq 6, Angellovski 4, Simenovski, Llukovski 8, Petrushevski 18, Manevski 4, Spasevski 2, Prosenik 21 dhe Sotirovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat