Joe Biden do të ftojë kampionët

Basketboll

Joe Biden do të ftojë kampionët

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 11:00
Joe Biden do të ftojë kampionët

Pas disa vitesh “përplasjesh” mes skuadrave të NBA-së dhe ish-presidentit Donald Trump, duket se me ardhjen e Joe Biden në postin e presidentit të Amerikës marrëdhëniet mes palëve do të stabilizohen.

Dhe sinjali i parë i këtij normalizimi do të jetë vizita që skuadra kampione e NBA-së Lakers, do të kryejë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave amerikane, presidenti Joe Biden do të formalizojë së shpejti ftesën për skuadrën kampione nga Los Anxhelosi, duke rikthyer traditën e ndërprerë, kur ekipet e NBA-së refuzonin të takonin Donald Trump. Pritet që brenda shkurtit Lakers të ftohen të festojnë titullin në Shtëpinë e Bardhë, natyrisht duke respektuar masat anti-Covid.

“Do të ishte një kënaqësi për mua dhe gjithë skuadrën e Lakers të shkonin në Shtëpinë e Bardhë”, thas LeBron James, duke konfirmuar se këtë herë nuk do ta refuzojë ftesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat