KB Peja përforcohet me LeRon Dendy

Basketboll

KB Peja përforcohet me LeRon Dendy

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 16:57
KB Peja përforcohet me LeRon Dendy

Klubi i basketbollit Peja synon që të jetë sa më i fortë në vazhdim të kampionatit.  Pejanët kërkojnë me këmbëngulje titullin e kampionit. Ata bëjnë të ditur edhe përforcimin e ri.

“Dendy i gjatë 2.06 metra është përforcimi më i ri i KB Pejës dhe luan në pozitat qendër/alo-qendër. 

Dendy ka një karrierë shumë të pasur në Europë dhe kohëve të fundi ka luajtur në lojëra shumë të rëndësishme në Champions League për ekipe kualitative të njohura në botë. 

Dandy ka djersitur fanellat e klubeve si Juventus Utena, APOEL etj...

Dendy në vitin 2019 ka fituar çmimin "Cypriot League All-Star" në Qipro”, njofton KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat