Lebron James ylli i ndeshjes, mirëpo Nets merr fitoren e radhës

Basketboll

Lebron James ylli i ndeshjes, mirëpo Nets merr fitoren e radhës

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 08:16
Lebron James

Edhe pse rezultati i ndeshjes ishte i ngushtë, në fund Brooklyn Nets arriti që të fitojë me rezultat 109-98 ndaj Los Angeles Lakers.

Në këtë ndeshje, përkundër humbjes edhe një herë tjetër u pa shkëlqimi i yllit të skuadrës LeBron James, i cili realizoi 32 pikë, pati shtatë asistime dhe gjashtë kërcime.

James Harden ishte lojtari më i dalluar te Nets, duke realizuar 23 pikë, 11 asistime dhe pati pesë kërcime, shkruan lajmi.net.

Me këtë fitore, Nets pozicionohen në vendin e dytë, njësoj sikurse edhe Lakers.

Mungesa e Anthony Davis ishte një hendikep i madh për skuadrën nga Los Angeles.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat