Ky është trajneri i ri i KB Peja

Basketboll

Ky është trajneri i ri i KB Peja

Nga: K.G. Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:35
Ky është trajneri i ri i KB Peja

Klubi i basketbollit Peja pas largimit të maqedonit Jordanco Davidkov, menjëherë ka emëruar trajnerin e ri.

“Një sezon i vështirë, ndryshe në shume aspekte dhe me shumë çudira. 

Ne sot prezantojmë trajnerin e katërt për këtë sezon, e ai është trajneri me përvojë dhe me trofe në basketbollin e Kosovës, i cili së fundmi udhëheqi Prishtinën drejt trofeut te Kupës. 

Dragan Radoviq do të jetë trajneri jonë i ri i cili duke i ditur të gjitha problemet tona ka vendosur që të na bashkohet dhe ta bëjmë nje mbyllje sa me te suksesshme të sezonit. I urojme shume sukses dhe fat”, njëfton KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat