Harden merr dritën e gjelbër nga Nets, i gatshëm për Detroitin

Basketboll

Harden merr dritën e gjelbër nga Nets, i gatshëm për Detroitin

Më: 26 mars 2021 Në ora: 23:53
James Harden

James Harden do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Detroitit.

Ndeshja ndaj Utah Jazz ishte e dyta që Harden ka humbur që nga transferimi në Brooklyn nga Houston Rockets, dhe fatkeqësisht keto dy ndeshje u humbën nga Brooklyn Nets.

Harden ka shkëlqyer që nga ardhja e tij në Brooklyn, ai ka shënuar mesatarisht 25.4 pikë në 38.5 minuta për ndeshje që nga transferimi i tij, si dhe 11.5 asistime dhe 8.7 kërcime.

Me Kevin Durant dhe Kyrie Irving që po mungojnë nga lëndimi, Harden është bërë protagonisti kryesor i Nets këtë sezon.

Pas ndeshjes ndaj Utah Jazz, Harden mori dritën e gjelbër për paraqitje ndaj Detroitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat