Mitchell 35 pikë në fitoren e Jazz

Basketboll

Mitchell 35 pikë në fitoren e Jazz

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:26
Mitchell 35 pikë në fitoren e Jazz

Në të dytën ndeshje radhazi Utah Jazz, që kryesojnë Konferencë e Lindjes në NBA, mundën Memphis Grizzlies, këtë herë me një rezultat më të thellë, 110-126. Titulli MVP i ndeshjes i takoi Donovan Mitchellit, autor i 35 pikëvë. Plot 28 pikë shtoi Clarkson për këtë sukses të Jazz, ndërsa francezi Gobert dha kontribut me “double-double”: 16 pikë dhe 14 “rebound”.

Kawhi Leonard dhe Paul George ishin frymëzuesit e Los Angeles Clippers në fitoren 112-122 ndaj Philadelphia 76ers. I pari realizoi 28 pikë, ndërsa tjetri 24, ndërsa për Philadelphian nuk mjaftuan 29 pikët e Tobias Harris. Pavarësisht kësaj disfate, 76ers mbeten në krye të Konferencës së Lindjes, ndërsa Clippers ruajnë pozicionin e tretë në Perëndim, që u kërcënohet nga Lakers.

Edhe pse nuk kishin në dispozicion Julius Randle dhe Mitchell Robinson, i cili u dëmtua në fillim të ndeshjes, New York Knicks arritën të fitonin në Milwaukee me rezultatin përfundimtar 102-96. Nga ana tjetër, Bucks, në emergjencë për shkak të mungesave të Khris Middleton dhe Jrue Holiday, nuk ishin në gjendje të çanin mbrojtjen e skuadrës njujorkeze.

Në mungesë të Luka Doncic, Dallas Mavericks iu desh të dorëzoheshin kundër New Orleans Pelicans me rezultatin 103-112. Pelicans vazhdojnë të ëndërrojnë me Zion Williamson, i cili pas 39 pikëve të shënuara kundër Denverit, ishte vendimtar me 38 pikë për të mposhtur teksanët.

Boston Celtics iu imponuan Oklahoma City Thunder me rezultatin përfundimtar 111-94. Lideri i ekipit të Masaçusetsit rezultoi Jayson Tatum me 27 pikë, pa harruar ndihmën e Jaylen Brown me 25 pikë.

Rezultatet:

New York Knicks – Milwaukee Bucks 102-96

Detroit Pistons – Washington Wizards 92-106

Houston Rockets – Minnesota Timberwolves 129-107

Chicago Bulls – San Antonio Spurs 104-120

Dallas Mavericks – New Orleans Pelicans 103-112

Boston Celtics – Oklahoma City Thunder 111-94

Memphis Grizzlies – Jazz Utah 110-126

Filadelfia 76ers – Los Angeles Clippers 112-122

Cleveland Cavaliers – Sacramento Kings 98-100

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat