Superliga në basketboll sjell dy duele interesante

Basketboll

Superliga në basketboll sjell dy duele interesante

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kaudër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Trepça do të ndeshen të dielën. Pejanët kanë siguruar “Play-off”-in, duke mbledhur 38 pikë, kurse mitrovicasit kanë tri pikë më pak dhe ndodhen në vendin e gjashtë në renditje.

Sfida e fundit do të jetë mes Sigal Prishtina dhe Ponte Prizrenit. Prishtinasit, fitues të Kupës dhe Superkupës ndodhen në vendin e shtatë, me një pikë më shumë se Vëllaznimi dhe një më pak se Trepça, andaj kjo përballje është vendimtare për bardhekaltrit.

Ndërkohë, prizrenasit janë në vendin e parë dhe synojnë të mbesin në këtë pozitë për garat e rregullta.

E diel

17:00 Peja – Trepça

19:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat