Goga Basket “lumë” pikësh ndaj Eagles

Basketboll

Goga Basket “lumë” pikësh ndaj Eagles

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:35
Goga Basket “lumë” pikësh ndaj Eagles

Goga Basket ruan kreun e renditjes në baskteboll për meshkuj edhe pas ndeshjeve të javës së 9-të të Superligës. Skuadra durrsake fitoi thellë 140-63 ndaj Eagles Basket, ndeshje e dominuar nga kryesuesit e kampionatit. Goga realizoi një rekord pikësh për këtë sezon, duke mos toleruar në asnjë moment.

Fitore të vështirë korri Vllaznia, që mundi 81-78 Partizanin në “Asllan Rusi”, ndeshje e vendosur në sekondat e fundit. Të kuqtë tentuan çuarjen e ndeshjes në kohën shtesë dhe fitoren, por pa sukses. Në këtë sfidë, Dexter Hood për Partizanin realizoi 37 pikë e 15 rebound, por që s’mjaftuan.

Fiton edhe Teuta, që në “Ramazan Njala” mposhti 90-81 Tiranën, një përballje mes dy ekipesh pretendente. Durrsakët patën një epërsi të lehtë, duke e merituar fitoren dhe konsolidojnë vendin e dytë, ndërsa bardheblutë qëndorjnë në vendin e katërt.

Basketboll – Superliga, Meshkuj (java e 9-të)

Teuta – Tirana, 90-81

Eagles Basket – Goga Basket, 63-140

Partizani – Vllaznia, 78-81

Renditja: Goga Basket 18 pikë, Teuta 16 pikë, Vllaznia 15 pikë, Tirana 13 pikë, Partizani 10 pikë, Eagles Basket 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat