Ja si do të zhvllohet play-off-i në basketbollin e Kosovës

Basketboll

Ja si do të zhvllohet play-off-i në basketbollin e Kosovës

Më: 17 prill 2021 Në ora: 19:57
Ja si do të zhvllohet play-off-i në basketbollin e Kosovës

Në raundin e parë ekipet do të ndeshen 3-6 dhe 4-5 deri në dy fitore, kurse ekipet e renditura në pozitat 1 dhe 2 në raundin e parë do të pauzojnë dhe në gjysmëfinale do të takohen me ekipet nga renditja 3/4/5/6. Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes se fundit Konform PG .

Skuadra e cila renditet si e shtata në tabelë në fund të edicionit të rregullt do të luajë në play out me finalistin e Ligës se Parë në dy ndeshje dhe anëtar i ri i FIVE STAR Superligës së Kosovës do të shpallet ekipi, i cili nga dy ndeshjet ka rezultatin më të mirë në koshdallim.

Gjysmëfinalet e play-offit zhvillohen sipas formulës 1vs 4-5, 2 vs 3-6. Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin 3 fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit 2-2-1 dhe epërsinë e terrenit vendës e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt.

Në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i FIVE STAR Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore. Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje-ardhje.

Përparësinë e terrenit vendës e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në sezonin e rregullt dhe luan si vendas në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5. Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të dielën, të martën dhe të premten në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes së fundit Konform PG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat