NBA është në hall

Basketboll

NBA është në hall

Më: 28 prill 2021 Në ora: 11:41
NBA është në hall

Skuadra e NBA-së është në hall me gjyqtarët, pasi 10 prej tyre aktualisht janë të infektuar me koronavirus dhe ndodhen në karantinë. Ndërkohë që, këtë sezon, 24 gjyqtarë në total janë infektuar me virusin vdekjeprurës dhe kanë munguar në të paktën një ndeshje.

Sipas ESPN, NBA shpreson që deri në fund të sezonit të rregullt situata të jetë më e mirë dhe të gjithë gjyqtarët të jenë në dispozicion për fazën play off. Kjo fazë nis pas gati një muaji.

Ndërkohë, ekipi i Milwaukee Bucks ka vendosur që ditën e dielë t’u ofrojë falas një dozë të vaksinës Pfizer të gjithë tifozëve mbi 16 vjeç që do të vijnë në stadium, për të parë ndeshjen ndaj Brooklyn Nets.

“Ne do të inkurajojmë të gjithë që të kryjenë vaksinën anti-Covid”, thanë drejtuesit e Bucks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat