Xhiroja e parë në garat e Ligës Kombëtare të Sportit Shkollor

Basketboll

Xhiroja e parë në garat e Ligës Kombëtare të Sportit Shkollor

Më: 28 prill 2021 Në ora: 15:33
Xhiroja e parë në garat e Ligës Kombëtare të Sportit Shkollor

Në Palestrën “Adem Jashari” në Kastriot është zhvilluar xhiroja e parë në Ligën Kombëtare të Sportit Shkollor.

Katër takime janë zhvilluar te djemtë dhe katër te vajzat, duke dhuruar disa ndeshje mjaft interesante.

Qëllimi i këtyre dy ligave (vajza dhe djem), është që të rritet numri dhe interesimi tek gjeneratat e reja për tu marrë me sport, nxitja e konkurrencës dhe frymës sportive te rinia dhe ofrimi i mundësive për identifikimin e talenteve të basketbollit.

Sistemi i garave do të jetë ai i ligës së plotë, sipas sistemit të Bergerit, ku të gjitha shkollat do të luajnë mes vete për të siguruar rangim më të mirë në katërshen e parë e cila do të luftojë për titullin e kampionit në Final 4, të organizuar në nivel republikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat