Rahoveci mëton finalen

Basketboll

Rahoveci mëton finalen

Nga: K.G. Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:18

Klubi i basketbollit Rahoveci mobilizon forcat që sonte (20.15) të kualifikohen në finalen e Kampionatit të Kosovës. 

Rahovecianët janë si vendas kundër Golden Eagle Yllit nga Theranda.  

Në seri të fitoreve janë baras (2:2) në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it.    

“Të gjithë janë gati. Synimi dihet: Kalimi në finale.

Ndeshja vendimtare luhet sot me fillim nga ora 20:15 në "Mizahir Isma", andaj edhe gëzojmë më tepër gjasa për ta prekur finalen e madhe.

Shpresojmë që ekipi të jetë në momentin më të mirë të mundshëm, e fati t'u prijë gjatë gjithë duelit”, shkruan në faqen e KB Rahoevci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat