KB Ylli që dha shumë dëshmorë për lirinë e Kosovës, synon titullin e kampionit

Basketboll

KB Ylli që dha shumë dëshmorë për lirinë e Kosovës, synon titullin e kampionit

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2021 Në ora: 19:03
KB Ylli që dha shumë dëshmorë për lirinë e Kosovës, synon titullin e kampionit

Një histori e dhimbshme e klubit të basketbollit Golden Eagle Ylli nga Theranda!

Para 22 viteve pikërisht me 26 mars u masakrua familja Berisha (në mesin e tyre edhe shumë sportistë) nga milicia dhe paramilitarët serb. 

Agron Berisha, drejtor sportiv i klubit të basketbollit Golden Eagle Ylli, tha se klubi i tij ka dhënë shumë dëshmorë për lirinë e Kosovës. 

“Jemi ekip që ka shumë dëshmorë, kryetari i klubit Sedat Berisha, drejtori Ruzhdi Krasniqi, basketbollist dhe basketbolliste janë vra gjatë luftës, Dafina Berisha,  Majlinda Berisha, Bujar Berisha, Florian Berisha, familja Berisha, masakra që u bë aty, plus një basketbollist ka vdekur duke u larguar nga Kosova, Artan Dauti ka qenë i Ferizajt, në një ndeshje diku afër Hungarisë”, tregon Agron Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ylli ka pasur ecuri fantastike në kampionat dhe arriti me plot meritë në finale, ku do të ndeshet me Pejën.
Therandasit synojnë titullin e parë në histori të ekzistimit si klub. 

Është një vit i mrekullueshëm për klubin nga Theranda, për faktin se janë stolis edhe me titullin e parë të Ligës Unike Kosovë – Shqipëri, po ashtu ishin edhe në finale të Kupës së Kosovës. 

Klub mirë i organizuar, me lojtar të spikatur dhe një shembull për të tjerë, se si luftohet për ngjyrat e klubit.

Agron Berisha beson e shpreson se do të fitojnë edhe titullin e kampionit të Kosovës, duke u bazuar në potencialin që ka të basketbollistëve.

“Një Kupë të Ligës Unike, finalja e kupës së Kosovës, tash finalja e Kampionatit, që presim me kurorëzuar me titullin e parë në historinë më të re të shtetit të Kosovës, që aq shumë i ka dhënë ky klub”, përfundon Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat