Një nga klubet më të mëdha në Spanjë kërkon basketbollistin e kombëtares shqiptare

Basketboll

Një nga klubet më të mëdha në Spanjë kërkon basketbollistin e kombëtares shqiptare

Më: 5 maj 2021 Në ora: 22:13
Një nga klubet më të mëdha në Spanjë kërkon basketbollistin e kombëtares shqiptare

Baskonia, një nga klubet më të mëdha në Spanjë, pjesëmarrëse në nivelet më të larta edhe në aktivitetet ndërkombëtare europiane, ka piketuar një basketbollist të Kombëtares shqiptare për fundin e këtij sezoni e ndoshta edhe në vazhdim.

Largimi I Luka Vildoza drejt NBA për t’iu bashkuar së shpejti Nju Jork Niks, ka shtyrë klubin e njohur katalanas që të vihet në ndjekje të një lojtari me aftësi si organizator e shënues, duke piketuar amerikanin me pasaportë shqiptare, Dallas Mur, shkruan Vipsport.

Mur i është bashkuar që disa vite më parë Kombëtares shqiptare dhe ka luajtur rregullisht me të në këto vite, ndërsa ka provuar të luajë në kampionate të ndryshme në Europë në karrierën e tij. 26-vjeçari ka luajtur në edicionin e fundit në Kinë, me fanellën e Guangzhou Loong Lions, duke regjistruar shifra të kënaqshme, me 25 pikë e thuajse 6 asiste për ndeshje.

Baskonia po mundohet që të ndërtojë një skuadër konkurruese edhe për sezonin e ardhshëm, që të konkurrojë me skuadra me emër e me fuqi ekonomike si Barcelona e Real Madrid në Spanjë. Për Mur do të jetë një mundësi e mirë që të afirmohet më në fund në basketbollin e rëndësishëm europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat