Goga Basket leksion Eagles

Basketboll

Goga Basket leksion Eagles

Më: 6 maj 2021 Në ora: 11:23
Goga Basket leksion Eagles

Pas Kupës së Shqipërisë është rikthyer kampionati i basketbollit, teksa janë luajtur ndeshjet e javës së 11-të. Goga Basket mbetet e pathyeshme në kampionat, duke mundur pa shumë vështirësi Eagles Basket me rezultatin e thellë 132-56.

Pa probleme fiton edhe Vllaznia, ku debutoi në stol trajneri Afrim Bilali. Shkodranët mposhtën në fushën e tyre Tiranën me rezultatin 102-67. Nuk zhgënjen edhe Teuta, fituese e Kupës, që në fushën e saj mundi Partizanin 88-79, sfidë me rivalitet.

Në Kategorinë e Parë situata nuk ndryshon, ku Kamza Basket qëndron në vendin e parë pas fitores 91-54 ndaj Flamurtarit. Fiton edhe Dinamo, që mposhti pa shumë mund Apoloninë 90-62, ndërsa Elbasani fitoi 90-81 ndaj Skënderbeut.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 11-të

Teuta – Partizani, 88-79

Vllaznia – Tirana, 102-67

Goga Basket – Eagle Basket, 132-56

Renditja: Goga Basket, 22 pikë, Teuta 19 pikë, Vllaznia 19 pikë, Tirana 15 pikë, Partizani 13 pikë, Eagles Basket 11 pikë.

Basketboll – Kategoria e Parë Meshkuj, java e 11-të

Kamza Basket – Flamurtari, 91-54

Dinamo – Apolonia, 90-62

Elbasani – Skënderbeu, 90-81

Renditja: Kamza Basket 22 pikë, Dinamo 20 pikë, Elbasani 17 pikë, Skënderbeu 15 pikë, Apolonia 12 pikë, Flamurtari 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat