Peja ankohet: Vepruan në vetëmbrojtje

Basketboll

Peja ankohet: Vepruan në vetëmbrojtje

Nga: K.G. Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:11
Peja ankohet: Vepruan në vetëmbrojtje

Klubi i basketbollit Peja ankohet për dënimet që iu shqiptuan nga Komesari i Garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës. 

“Të dashur tifoz, ju njoftojmë se sot Klubi ka dërguar dëshmitë e nevojshme në Komisionin Arbitrar rreth incidentit që ndodhi në ndeshjen e fundit. 

Ne jemi të bindur dhe gjithmonë do qëndrojmë prapa faktit se Brandon Walters dhe AJ Walton në çdo moment kanë vepruar në vetëmbrojtje.

Faktin që lojtarët tanë kanë mbrojtur veten e tyre e kemi dëshmuar shumë detajisht në Video-n të cilën sot e kemi dërguar në Komisionin Arbitrar. Ne besojmë dhe do luftojmë që incidenti në Prizren të paraqitet në mënyrë realiste dhe pa manipulime si në Komision Arbitrar apo në audienca. 

Vendimi do merret në orët e pasdites, ne do ju mbajmë të informuar për çdo detal që vendoset rreth kësaj çështje.
Mirë u dëgjofshim”, shkruan në faqen e KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat