Arbnor Rifati: Turpi e mbuloftë 

Basketboll

Arbnor Rifati: Turpi e mbuloftë 

Nga: K.G. Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:05
Arbnor Rifati: Turpi e mbuloftë 

Trajneri i klubit të basketbollit Ponte Prizreni, Arbnor Rifati, me zemër të thyer i drejtohet me një letër opinionit. 

Djali nga Prizreni që rrjedh nga një familje sportistësh, është i mërzitur deri në pikën e fundit, duket se po do mi dal zemra nga mllefi i atij incidentit që ndodhi në Prizren në sfidën Ponte Prizreni dhe Peja. Incidenti ndodhi pa dëshirën e tij!  Është jashtëzakonisht i mërzitur dhe as vet nuk e di se si do të jetë e ardhmja e klubit të tij.    

"Çdo fillim i sezonit na jep atë kënaqësi e gëzim për një kampionat të mirë, atraktiv.
Patëm një edicion më të mirin në histori, përkundër vitit pandemik arritëm të sjellim basketbollist kualitativ vendorë dhe të huaj .

Ishim gjysëmfinalistë apo top 4 skuadrat më të mira në 3 kompeticione : Superkupë, Kupën e Republikës dhe Play-off, ndërsa u shpallëm kampion të stinorit të rregullt me 20 fitore e 8 humbje, duke arritur suksesin historik të klubit.

Gjatë rrugëtimit të sezonit kemi pasur shumë batica dhe zbatica. Lëndime , të dëmtuar të infektuar me covid19 etj. Por kjo asesi nuk e zbehi paraqitjen dhe dinjitetin e skuadrës tonë.

Tani të gjithë opinioni basketbolldashës ka kuptuar se kush ishte ekipi më i mirë si nga organizimi, struktura për rezultate as mos flasim.
Krenar dhe i lumtur kam qenë me grupin punues, kryesi, lojtarë, sponzorë si dhe me kolegët në shtabin teknik që arritëm të bëjmë më të mirën për basketboll si dhe i vetmi trajner vendorë.

Për ngjarjet e fundit ndiej keqardhje dhe kërkoj falje për atë që ndodhi, këtë e bëjnë sportistët e mëdhenj, e ai që e dëshiroi këtë fund, turpi e mbuloftë (nëse ndien turpin, që se besoj).

Gjatë kësaj jave dhe atë që shkoi kom marrë shumë komplimente dhe lëvdata nga gjitha viset, por edhe fyerje, sharje nga rivali në nivel më të ulët të mundur.

Por unë të gjithëve ju uroj më të mirat e botës, posaçërisht edhe atyre që më fyen, ngase edukimi dhe intelekti im nuk do mund të bënte të njëjtën, aq më shumë jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Të gjithë mbështetësve të klubit falënderues dhe mirënjohës të pafund, veçanërisht Pontes dhe Abi Shpk-s.

Falënderim edhe mediave që dhanë hijeshi basketbollit në veçanti Kujtesa dhe Art Motion.

Pas revoltës të klubit ndaj një individi institucional, klubi tani gjendet në pozitë kaotike, ku me largimin e sponzorit gjeneral situata në klub është për t’u shqetësuar.

Ndoshta do t’ju mungojnë intervistat në edicionin e ardhshëm por ndoshta do jenë edhe më bombastike.
Skuadrave finaliste ju uroj sukses e lojëra të mira.

Respekt dhe dashuri për të  gjithë , e në veçanti komunitetit të basketbollit. I juaji, Arbnori!”, shkruan Rifati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat