Brooklyn Nets fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale

Basketboll

Brooklyn Nets fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:06
Brooklyn Nets fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale

Brooklyn Nets fitoi sot ndeshjen e parë gjysmëfinale play off në Lindje ndaj Milwaukee Bucks me rezultatin 115-107. Ndeshje me rivalitet në shumicën e kohës, ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitore. Antetokounmpo realizoi 34 pikë e 11 rebound, por i vetëm e pati të vështirë të mposhtë rivalët.

Në kahun tjetër, Durant realizoi 29 pikë e 10 rebound, mbështetur edhe nga Irving me 25 pikë. Gjithsesi, te skuadra e Nets ndikoi shumë dëmtimi pas vetëm 46 sekondash i James Harden, që mund të mos luajë më këtë sezon. Lojtari do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike për të mësuar më shumë.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale Play off

Philadelphia – Atlanta

Brooklyn – Milwaukee, 115-107 (1-0)

Konferenca e Perëndimit – Play off

Utah Jazz – Memphis, (4-1)

Phoenix – Lakers, 113-100 (4-2)

Denver – Portland, 126-115 (4-2)

Clippers – Dallas, 104-97 (3-3)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale Play off

Utah Jazz – Clippers/Dallas

Phoenix – Denver

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat