Dushku dhe Abdullahu: Kjo ëndërr është realizuar për gjeneratat më të reja

Basketboll

Dushku dhe Abdullahu: Kjo ëndërr është realizuar për gjeneratat më të reja

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 11:30
Dushku dhe Abdullahu: Kjo ëndërr është realizuar për gjeneratat më të reja

Elvira Dushku dhe Teuta Abdullahu, dy ish-basketbollistet e KB Universitetit nga Prishtina, njëra në pozitën e Sekretares së Përgjithshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe tjetra në pozitën e anëtares së Bordit Ekzekutiv të FBK-së.

Dushku dhe Abdullahui kanë qëndruar pranë Kombëtares A të Femrave gjatë fazës përgatitore të ekipit për në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 Korrik 2021.

Dushku dhe Abdullahu, ndër basketbollistet më të dalluara në Kosovë, nuk e kanë pasur rastin të përfaqësojnë shtetin e Kosovës dhe janë shumë të lumtura që kjo ëndërr tashmë është realizuar për gjeneratat më të reja.

Kosova synon paraqitje sa më të mirë në Qipro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat