Granit Rugova çuditë opinionin, ja me cilën parti!

Basketboll

Granit Rugova çuditë opinionin, ja me cilën parti!

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 14:34
Granit Rugova çuditë opinionin, ja me cilën parti!

Granit Rugova, drejtor i Kombëtares së Kosovës në basketboll, çuditë opinionin jo vetëm sportiv.

Ai konfirmon se do të kandidojë për asambleist nga tabori i PDK-së! Ish basketbollisti befason e çuditë!

“Përmes këtij postimi dua t’ju informoj se në zgjedhjet e ardhshme komunale kam vendosur të kandidoj për pozitën e asambleistit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, si kandidat nga tabori i Partisë Demokratike të Kosovës dhe përkrahës i vizionit të Uran Ismailit për kryeqytetin. Kësaj gare po i hyj me besimin dhe bindjen e plotë se energjia dhe idetë të cilat Urani do t’i jetësojë gjatë mandatit të ardhshëm si udhëheqës i Prishtinës do të reformojnë në përgjithësi jetesën në qytetin tonë të zemrës.

Këtij rrugëtimi përkrah Uranit i jam qasur me idenë e qartë se ndryshimet duhet të bëhen nga brenda dhe me përkushtimin e plotë që në mandatin e ardhshëm qeverisës të jem zë i fortë i qytetarëve dhe mbështetës i të gjitha ndryshimeve pozitive në Prishtinë, me theks të veçantë në fushën e sportit, rinisë dhe jetës së shëndetshme. 

Pas pothuajse 20 vite përvojë dhe karrierë si sportist profesionist dhe si administrator i sportit, gjatë të cilave kam pasur nderin dhe privilegjin që të përfaqësoj basketbollin e Prishtinës dhe Kosovës, por edhe si menaxher me edukim formal dhe profesional, jam i gatshëm që të jap kontributin tim në promovimin e sportit dhe sportistëve të kryeqytetit, që si epiqendër e të gjitha veprimtarive sportive kryesore në vend, qytet universitar dhe shtëpi e mijëra sportistëve e qindra klubeve sportive, vazhdon të mos ofrojë as kushtet elementare për jetesë të shëndetshme dhe sportistë. 

Si banor i Dardanisë nga lindja, si qytetar që Prishtinën e kam përjetuar në të gjitha fazat e zhvillimit të saj këto tri dekadat e fundit, ju siguroj që vota për mua si kandidat do të jetë votë për zërin e ngritur të qytetarisë së kryeqytetit dhe votë për avancimin e shërbimeve dhe infrastrukturës së komunës – me një fjalë votë për Prishtinën tonë! GRANIT RUGOVA #9”, shkruan Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat