Prizreni - Trepça, finalja e madhe e Superkupës së Kosovës 

Basketboll

Prizreni - Trepça, finalja e madhe e Superkupës së Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2021 Në ora: 20:52
Prizreni - Trepça, finalja e madhe e Superkupës së Kosovës 

Prizreni 16 - Trepça, finalja e madhe e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Trepça nga Mitrovica tregon fuqinë e saj duke i shkaktuar humbje me rezultat 81:69 (21:14, 16:13, 23:20, 21:20) kampionit në fuqi, Golden Eagle Yllit nga Theranda, në ndeshjen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Mitrovicasit ishin më të mirë në tre çerekët e parë (21:14, 16:13, 23:20), duke udhëhequr me 14 pikë në minutën e 29-të dhe ngushtohet në 11 pikë rezultati (60:49) në minutën e 30-të.

Image

Dhe në çerekun e katërt “xehetarët” u treguan më të mirë duke e fituar sfidën me rezultat 81:69.

Basketbollistët Samir Zekiqi, Drilon Hajrizi e Taurus Cockfield  treguan lojë shumë të mirë në radhët e mitrovicasve. Zekiqi realizoi 20 pikë, i ndihmuar nga Hajrizi me 12 e Cockfield me 12.

Te Ylli u shqua Brandon Randolph me 14 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Finalja luhet të dielën në orën 17.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat