Sigal Prishtina i shkakton debakël Dritës

Basketboll

Sigal Prishtina i shkakton debakël Dritës

Nga: K.Goca Më: 14 shtator 2021 Në ora: 20:58
Don Polloshka

Sigal Prishtina nuk tregoi mëshirë për KB RC Cola Drita, duke i shkaktuar debakël me rezultat 124:56 (35:8, 28:20, 29:12, 22:16) në ndeshjen hapëse të Kampionatit të Kosovës. Ndeshja u zhvillua në kryeqytet.

Fakti interesant është çereku i tretë, ku Drita pesë minuta nuk shënoi, ndërsa Prishtina e kishte serinë 15:0.

Në minutën e 24-të, Prishtina avanconte me 51 pikë (81:30).

Në radhët e prishtinasve më efikasët janë Don Polloshka me 27 pikë, i ndihmuar nga Lejson Zeqiri 20, Muhamedali Janjeva me 16 sosh, ndërsa te Drita u dallua Arian Memeti me 19 pikë.

Drita u rikthye në elitë por qysh në hapje dëshpëroi keq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat