Kaos në basketbollin shqiptar 

Basketboll

Kaos në basketbollin shqiptar 

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 18:49
Kaos në basketbollin shqiptar 

Klubi i basketbollit Goga Basket nga Durrësi, tërhiqet nga garat e Kampionatit Shqiptar (meshkujt). 

Në fakt, fut në kaos basketbollin shqiptar. Goga Basket ka dhënë edhe arsyet e tërheqjes nga garat!

Akademia Sportive Goga njofton ndjekësit e saj se nuk do të marrë pjesë në sezonin 2021 – 2022 të Superligës Kombëtare të Basketbollit për meshkuj.

Mospjesmarrja jonë është deklaruar në muajin Maj të këtij viti nëpërmjet një njoftimi drejtuar Presidentit të Federatës së Basketbollit. Sot ekziston një ligj për sportin që nuk zbatohet nga pushteti vendor si dhe ekziston po ashtu një ligj për sponsorizimet qe nuk ka asnjë impakt për të afruar biznesin me sportin.

Investimi ynë në ekipin elitar GOGA BASKET ka qenë një hap i rëndësishëm për promovimin e Pallatit të Sportit ‘Dhimitraq Goga’ i cili tashmë rënditet ndër qendrat më të mira sportive në vend e rajon.

Ky investim gjithashtu qe një hap i domosdoshëm për futjen e një fryme të re, duke dhuruar emocione të forta qytetarëve të Durrësit dhe komunitetit të basketbollit! Jemi krenarë që GOGA BASKET arriti tu shpallte Kampion i Shqipërisë në vitin 2019, nëpërmjet këtij financimi tërësisht privat!

Falenderime dhe mirënjohje për të gjithë tifozët e GOGA BASKET që kanë qendruar besnik në ndjekjen e ekipit, si dhe të gjithë ata biznese që kanë sponsorizuar ndër vite tek ekipi nëpërmjet reklamave.

Sporti ka nevojë për biznesin, si në të gjithë botën, si në çdo lloj sporti…por ndoshta hapi ynë ishtë i parakohshëm! Ndaj rikthehemi sërisht në Superligë kur Ligji mbi sportin do gjej zbatim, dhe kur Ligji mbi sponsorizimet të ndryshohet ashtu siç është premtuar.

Akademia vazhdon misionin e saj, në promovimin e basketbollit dhe jetës së shëndetshme sportive tek të rinjtë e brezat. Fokusi ynë është tek ekipet e grupmoshave deri 18 vjeç, tek stërvitjet cilësore dhe identifikimi i talenteve, tek kampet sportive dhe aktitivitetet brenda e jashtë vendit.
I urojmë suksese ekipeve pjesëmarrëse në këtë Kampionat!”
, njofton Goga Basket.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat