Si u bë xheloz Jordan, Madonna preferonte dikë tjetër

Basketboll

Si u bë xheloz Jordan, Madonna preferonte dikë tjetër

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 11:21
Si u bë xheloz Jordan, Madonna preferonte dikë tjetër

Scottie Pippen konsiderohet një nga bashkëpunëtorët më të mirë të Michael Jordanit në basketboll.

Ai gjithmonë jetonte nën hijen e tij, por askush nuk e vë në dyshim se kishte rol kryesor në sukseset e “Chicago Bulls. Ishte plotësuesi perfekt i Jordanit, edhe pse nuk e tejkaloi idhullin e tij në asnjë aspekt të lojës.

Sidoqoftë, sulmuesi nga Arkansasi, e mposhti legjendën Jordan jashtë parketit të basketbollit. Johnny Bach, ish-ndihmëstrajner i “Bulls”-ave gjatë viteve ’90, ka zbuluar së fundmi që Scottie Pippen kishte magjepsur në atë kohë një “yll” të muzikës,

Madonnën, e cila e merrte basketbollistin e Chicagos në një limuzinë me një vaskë me ujë të nxehtë sa herë që udhëtonin në Los Angeles. Suksesi i Pippenit me këngëtaren e njohur e kishte bërë Xheloz Michael Jordanin, i cili ishte përpjekur ta joshte “yllin” e popit.

Sipas Bach, Madonna jo vetëm që nuk iu dorëzia Jordanit, por i kujtoi legjendës së basketbollit se nuk mund të ishte më i mirë se Scottie në shtrat.

“Duhet t’i kishit parë vajzat që e prisnin Pippenin kudo që shkonim.

Madonna e merrte me limuzinë me vaskë sa herë që shkonim në LA. Michael i thoshte Madonnës se mund ta kënaqte më shumë, por ajo ia ktheu:

Nuk ka asnjë mundësi për këtë” – kujtoi asistenti i Phil Jacksonit, trajnerit që drejtoi një nga ekipet më të mira në histori.

Madonna, në fakt, ka qenë e obsesionuar pas “yjeve” të Chicago Bulls. Këngëtarja e famshme ka pasur një marrëdhënie të stuhishme edhe me Dennis Rodmanin, para se të mbërrinte në Illinois.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat