Gasol i jep fund karrierës si basketbollistë

Basketboll

Gasol i jep fund karrierës si basketbollistë

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 19:32
Pau Gasol

Legjenda spanjolle është pensionuar nga basketbolli.

Pau Gasol sot gjatë ditës ka njoftuar publikun që i ka dhënë fund karrierës së tij të bujshme.

41-vjeçari, ka arritur suksese të shumta në karrierë e sidomos në ligën më të fortë në botë NBA ku ka luajtur pjesën më të madhe të karrierës.

Gasol ka luajtur plotë 19 edicione në NBA, duke arritur të fitoj dy tituj të kampionit, ndërsa ishte gjashtë herë pjesëmarrës në All-Star game.

Spanjolli edicionin e kaluar ishte pjesë e Barcelonës, ku u rikthye të luajë pas një viti pauzë pasi dëshironte të merrte pjesë në Lojërat Olimpike.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për ekipe si Barcelona, Memphis Grizzlies, LA Lakers, Chicago Buls, San Antonio Spurs dhe Milwaukee Bucks.

Gasoli u paraqit gjatë verës me Kombëtaren e Spanjës në Olimpiadë dhe tani vendosi t’i jap fund karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat