Fitojnë Miami e Philadelphia

Basketboll

Fitojnë Miami e Philadelphia

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:51
Fitojnë Miami e Philadelphia

Miami vijon të kryesojë renditjen në Konferencën e Lindjes, pas fitores 123-106 ndaj Houston. Ndeshje e dominuar nga skuadra e Miami, ku u dallua Herro me 31 pikë.

Fiton edhe Philadelphia, që mundi 121-106 rivalët e Chicago dhe tashmë forca e dytë në Lindje. Për Philadelphia u dallua Joel Embiid me 43 pikë e 14 rebound.

Tjetër zhgënjim për Lakers, që u mundën 117-110 nga San Antonio.

Mungesa e LeBron James u ndje te Lakers, ndërsa për Spurs u dallua Murray me 26 pikë e 10 rebound. Vijon kriza e Golden State, që pësoi humbjen e pestë radhazi. Warriors u mundën 131-124 nga Denver, sfidë ku u dallua Jokic me 32 pikë, 15 rebound e 13 asist.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Atlanta, 113-110

Philadelphia – Chicago, 121-106

Miami – Houston, 123-106

Minnesota – Portland, 124-81

Dallas – Utah Jazz, 111-103

San Antonio – Lakers, 117-110

Denver – Golden State, 131-124

Sacramento – New York, 115-131

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat