Bosnja dhe Hercegovina mposhtet nga Lituania, eliminohet nga Kampionati Evropian

Basketboll

Bosnja dhe Hercegovina mposhtet nga Lituania, eliminohet nga Kampionati Evropian

Nga: K. Goca Më: 7 shtator 2022 Në ora: 16:59
Pamje nga ndeshja

Përfaqësuesja e basketbollit e Bosnjë dhe Hercegovinës është mposhtur në xhiron e pestë të Eurobasketit nga Lituania, me rezultat 87:70 (28:28, 28:14, 19:17, 12:11), kështu që e mbyllin paraqitjen në Kampionatin Evropian me dy fitore dhe tri humbje.

Lituanët u shkëputën në plus 20 pikë epërsi në periudhën e tretë të lojës, dhe më pas Roberson shënoi një trepikësh dhe e zvogëloi rezultatin në 62:45, megjithatë boshnjakët nuk arritëm të ktheheshim plotësisht dhe fitorja me meritë shkoi në anën e Lituanisë, e cila u kualifikua në 1/8 e finales e Eurobasket.

Basketbollisti Marius Grigonis udhëhoqi lituanët drejt fitores me 16 pikë dhe gjashtë kërcime, ndërsa Ignas Brazdeikis, Arnas Butkevicius dhe Jonas Valanciunas shtuan secili nga 13 pikë. Brazdeikis shtoi tre asistime, Butkevicius dy kërcime dhe Valanciunas 15 kërcime me pesë asistime.

Dyshifror realizoi Domantas Sabonis me 12 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.

Për përzgjedhjen boshnjake më i miri ishte Xhanan Musa me 22 pikë, pesë asistime dhe tre kërcime, ndërsa Jusuf Nurkiq me 15 pikë me pesë kërcime.

Në Grupi B kështu duket tabela: Gjermania e para me 7 pikë (një ndeshje me pak), pasojnë Lituania 7, Sllovenia 7 (një ndeshje me pak), Franca 7 (një ndeshje me pak), Bosnja 7 dhe Hungaria 4 (një ndeshje me pak).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat