Grumbullimi i radhës për U14

Basketboll

Grumbullimi i radhës për U14

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:39
Grumbullimi i radhës për U14

Në fundjavë (të shtunën dhe të dielën) do të mbahet grumbullimi i radhës me U14.

Grumbullimi do të mbahet në Shkollën “Model” në Prishtinë. Fëmijët e grumbulluar shihen me potencial për të ardhmen dhe që do të jenë pjesë e Kosovës U14, që është pjesëmarrëse e Programit të YDF-së.

Në këtë grumbullim fëmijët janë ndarë në dy grupe, të shtunën dhe të dielën. Fëmijët të cilët kanë ndeshje të shtunën do të grumbullohen të dielën, kurse ata që kanë ndeshje të dielën do të grumbullohen të shtunën.

Në javët e ardhshme do të mbahen grumbullimet e ardhshme, për të përcaktuar listën finale që do të përfaqësojnë Kosovën në Programin e YDF-së, ku marrin pjesë edhe Rumania, Bullgaria, Turqia dhe Maqedonia Veriore.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale tek lojtarët.

Ky projekt është planifikuar që të krijojë përvojë ndërkombëtare për komunikim kulturor për fëmijët e përzgjedhur, trajnerët dhe menaxherët të cilët kanë potencial në basketboll.

Grumbullimi

Djemtë prej 10:00-11:30

Vajzat prej 12:00-13:30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat