Doncic i jashtëzakonshëm, Dallas fiton ndaj San Antonio

Basketboll

Doncic i jashtëzakonshëm, Dallas fiton ndaj San Antonio

Më: 1 janar 2023 Në ora: 10:33
Doncic

Dallas Mavericks kanë vazhduar rrugën e fitores.

Ata mposhtën me rezultat të ngushtë 126 – 125 San Antonio Spurs.

Në dy çerekët e parë ndeshja ishte më e balancuar, por në dy të fundit Dallas bën diferencën.

Në fitoren e Dallas protagonist kryesor ishte ylli slloven, Luka Doncic.

23 vjeçari shënoi plot 51 pikë, bëri gjashtë kërcime dhe dhuroi nëntë asistime.

Për Spurs lojë të mirë zhvilloi Keldon Johnson me gjithsej 30 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat