Dallas mposht New Orleans, shkëlqen Doncic

Basketboll

Dallas mposht New Orleans, shkëlqen Doncic

Më: 8 janar 2023 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Dallas Mavericks ka marrë fitoren e radhës.

Ata mposhtën 127 -117 skuadrën e New Orleans Pelicans.

Dallas diferencën në lojë e bën në çerekun e parë, pasi krijuan epërsi të konsiderueshme, ndërsa çerekët e tjerë ishin të balancuar.

Më i dalluari në këtë fitore ishte kush tjetër përpos yllit të ekipit, Luka Doncic.

Slloveni vazhdon të shkëlqej në NBA, teksa në këtë takim shënoi 34 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime.

Për New Orleans i mirë ishte Jonas Valanciunas me 25 pikë gjithsej të shënuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat