Boston mbron kreun në Lindje

Basketboll

Boston mbron kreun në Lindje

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:47
Pamje nga ndeshja Boston e Philadelphia

Boston ruan kreysimin në Konferencën e Lindjes pas fitores 110-107 në shtëpinë e Philadelphia.

Një përballje e fortë mes dy ekipesh pretendente për titull në NBA. 6 lojtarë të Celtics, përfshi titullarët, realizuan mbi 10 pikë, me Brown protagonist, autor i 26 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 41 pikët e 12 rebound të Embiid.

Zhgënjen skuadra e Denver, që u ndal 112-94 në shtëpinë e Memphis, por vazhdon të ruajë kreun në Perëndim. Ja Morant me 23 pikë bëri diferencën në fushë për vendasit.

Jashtë fushe fiton skuadra e Toronto, që mundi 95-91 Detroit, sfidë ku u dallua Siakam me 29 pikë.

Charlotte, falë 21 pikëve të Hayward, 19 pikëve e 13 asist të Ball si dhe 18 pikëve e 20 rebound të Williams, mposhti 108-103 Miami (Tyler Herro 31 pikë).

Fiton edhe skuadra e Utah Jazz, që mundi 118-102 San Antonio, ndeshje ku diferencën e bëri Markkanen, autor i 27 pikëve.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Toronto, 91-95

Charlotte – Miami, 108-103

Orlando – Indiana, 108-121

New York – New Orleans, 128-106

Memphis – Denver, 112-94

Philadelphia – Boston, 107-110

Utah Jazz – San Antonio, 118-102

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat