Finale apo barazim

Basketboll

Finale apo barazim

Më: 21 prill 2023 Në ora: 14:52
Koshi

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e katërta gjysmëfinale të “Play-off”-it.

Në serinë momentale Peja po avancon ndaj Golden Eagle Yllit 2:1, ashtu si Sigal Prishtina ndaj Trepçës.

Pejanët fituan në dy ndeshjet e para 85:82 dhe 76:86, por kampionët nuk u dorëzuan dhe triumfuan si mysafirë 104:107.

Nëse pejanët shënojnë fitore, atëherë do të kualifikohen në finale, ndërsa kampionët synojnë të barazojnë serinë në 2:2, ku finalisti do të vendosej në përballjen e pestë.

Ngjashëm seria është edhe ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës. Kryeqytetasit fituan ndeshjen e parë 82:70, kurse mitrovicasit fituan sfidën e dytë 77:68. Në takimin e fundit prishtinasit triumfuan 87:71. Mitrovicasit synojnë të barazojnë rezultatin në 2:2, kurse prishtinasit të depërtojnë në finale.

Ndeshjet e katërta gjysmëfinale

E shtunë

20:30 Golden Eagle Ylli - Peja

E diel

17:15 Trepça vs Sigal Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat