Sheiku nga Katari, bëhet kryetar i FIBA-s

Basketboll

Sheiku nga Katari, bëhet kryetar i FIBA-s

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 16:43
Sheikh Saud Ali Al Thani

Sot në Manila (Filipine) është mbajtur Kongresi i FIBA-s, me c’rast janë zgjedhur edhe Presidenti dhe Bordi i ri Qendror i FIBA-s për mandatin 2023-2027.

President i FIBA-s është zgjedhur Sheikh Saud Ali Al-Thani nga Katari, kurse anëtarë të Bordit Qendror janë zgjedhur:

Evropa: Carmen Tocala (ROU), Matej Erjavec (SLO), Asterios Zois (GRE), Tor Christian Bakken (NOR).

Oqeania: Jubilee Kuartei (PLW), Burton Ross Shipley (NZL).

Azia: Yuko Mitsuya (JPN), Yao Ming (CHN).

Amerika: Carol Callan (USA), Yamil Alejandro Bukele Perez (ESA), Usie Richards (ISV).

Afrika: Jean-Michel Ramaroson (MAD), Pascale Mugwaneza (RWA).

Presidentët e zgjedhur nga 5 kontinentet për mandatin 2023-2027 automakisht emërohen anëtarë të Bordit Qendror të FIBA-s, përfshirë këtu edhe Presidentin e ri të FIBA Evropës, Jorge Garbajosa.

Duhet theksuar se Federatën e Basketbollit të Kosovës në Kongresin e FIBA-s në Manila është duke e përfaqësuar Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, e cila krahas Kongresit, do të jetë e pranishme edhe në Punëtoritë që do të organizohen ditën e enjte dhe po ashtu Dushku do të jetë e pranishme në hapjen solemne të FIBA Kampionatit Botëror që do të organizohet në Manila në mes dy ndeshjeve hapëse të Botërorit, Angola – Italia dhe Republika Domenikane – Filipine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat