Debutim fantastik për Lillard, LeBron feston kundër Durant

Basketboll

Debutim fantastik për Lillard, LeBron feston kundër Durant

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Debutim ëndrrash për Damian Lillard me fanellën e Milwauakee Bucks. Basketbollisti i sapoardhur nga Portland Trail Blazers, ishte lojtari më i mirë në parket, me 39 pikë të shënuara në ndeshjen ndaj Philadelphia 76ers.

Sfida nisi shumë mirë për vendasit. Lilliard shënoi 21 pikë në 2 periodat e para. Pjesa e parë e takimit përfundoi me 9 pikë avantazh për Bucks: 63-54. Me kthimin nga pushimi 76ers rimorën veten duke rivalizuar deri në fund.

Por shpërthimet brenda zonës të Giannis Antetoukonmpos bën që suksesi të jetë për Bucks. E gjithë përballja u mbyll me vetëm 1 pikë diferencë, me rezultatin 118-117, duke sjellë fitoren e parë të Milwuakee dhe humbjen e parë për Philadelphian.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Los Angeles Lakers mori suksesin e parë këtë sezon ndaj Phoenix Suns. Ndeshja ishte shumë emocionuese dhe u zgjidh vetëm në fund.

Dyshja Davis-Lebron James ishte vendimtare për vendasit, ku deri në fund të periodës së tretë ishin 12 pikë në disavantazh. Pavarësisht lojës së mirë të Kevin Durant, Suns nuk arritën të mbrojnë avantazhin.

Takimi u mbyll në shifrat 100-95. Kjo ishte fitorja e parë për Lakers dhe disfata e parë për Suns, çka tregon se skuadrat janë shumë të balancuara këtë fillim sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat